Rregulla Privatësie

Cilët jemi

Adresa e sajtit tonë është: https://odritstore.com. Ne jemi një dyqan online që operon në territorin e Kosovës.
Të dhënat personale që mblidhim
Kur bëni një porosi në dyqanin tonë, ne mbledhim të dhënat e nevojshme për realizimin e dërgesës, si: Emri, Mbiemri, Adresa e saktë e banimit (Qyteti, Rruga) dhe Numri i telefonit të kontaktit. Këto të dhëna përdoren vetëm për t’ju dërguar porosinë tuaj me postë.

Cookies

Uebsajti ynë përdor cookies për të përmirësuar eksperiencën tuaj të lundrimit dhe për të mbajtur mend produktet që keni shtuar në shportë.
Gjithashtu, ne përdorim Facebook Pixel (Meta Pixel) në uebsajtin tonë. Ky kod mbledh të dhëna të anonimizuara rreth mënyrës se si vizitorët ndërveprojnë med faqen tonë. Kjo na ndihmon të masim efikasitetin e reklamave tona në Facebook dhe Instagram dhe t’ju shfaqim oferta që ju përshtaten. Ju mund t’i kontrolloni ose t’i bllokoni këto cookies përmes dritares pop-up (banner-it) të Complianz që u shfaqet në faqen tonë.

Siguria e Pagesave

Në uebsajtin tonë, ne nuk ruajmë, nuk përpunojmë dhe nuk kërkojmë të dhëna të kartelave tuaja bankare. Pasi që metoda e vetme e pagesës që aplikojmë aktualisht është pagesa në dorë te korrieri i postës në momentin e pranimit të porosisë (Cash on Delivery), të dhënat tuaja financiare janë plotësisht të sigurta.
Lëndë e trupëzuar nga sajte të tjerë
Artikujt ose produktet në këtë sajt mund të përfshijnë lëndë të trupëzuar (p.sh., video, figura, artikuj, etj. nga rrjetet sociale). Lënda prej sajtesh të tjerë e trupëzuar sillet në të njëjtën mënyrë sikur vizitori të kish vizituar sajtin tjetër. Këto sajte mund të grumbullojnë të dhëna rreth jush apo të përdorin cookies nëse keni një llogari te ai sajt dhe keni bërë hyrjen në të.

Për sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja

Të dhënat e porosisë tuaj (emri, adresa, telefoni) ruhen në sistemin tonë të sigurt për qëllime të kontabilitetit të dyqanit dhe për të menaxhuar historikun e porosive tuaja në rast të ndonjë kthimi apo ndërrimi të produktit.

Ç’të drejta keni mbi të dhënat tuaja

Ju keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë që ne të modifikojmë ose të fshijmë plotësisht të dhënat tuaja personale nga sistemi ynë. Për të bërë këtë, mund të na kontaktoni direkt në email-in tonë zyrtar ose në numrin e telefonit të dyqanit.